Javën e shkuar me rastin e 15 vjetorit te Gjirokastres ne UNESCO, arkitekti italian Fabrizio Torresi dhe Prof. Roberto Perna i’u dorrëzuan titujt “Qytetar Nderi” nga Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi, për kontributin e çmuar të dhënë prej tyre në procesin e rritjes së vlerave historike dhe kulturore të qytetit.
Për shkak të kufizimeve të diktuara nga emergjenca shëndetësore, konsulli i Nderit të Italisë në Gjirokastës Teodor Bilushi, tërhoqi çertifikatat dhe falenderoi autoritetet e  vendore për titullin e dhënë dy profesionistëve italianë.
Edhe Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci shprehu falenderimet e tij dhe kënaqësinë teksa sheh të vlerësohen edhe jashtë Italisë aftësitë e profesionistëve italianë, burim i pazëvendësueshëm për garantimin e bashkëpunimit midis Italise dhe Shqiperise që karakterizon gjithmonë marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu