Deputeti i PD Prof.Dr.Tritan Shehu ka reaguar me tone te ashpra ndaj atyre qe padrejtesisht po demtojne PD per interes te qeverise. Duket se shenjestrimi i deputetit Shehu eshte tek grupi i AliBashës i cili po luan nje rol aktiv si garniture e pushtetit te Rames.

Shehu ka reaguar permes nje statusi ne FCB me titull “Nje refleksion sot reth “palacove”. e cila vijon si me poshte.

Ne nje parti demokratike lideri zgjidhet me vote! Dhe vecanerisht kur lideri zgjidhet me rregullin “nje antar nje vote”, popullariteti konvertohet terresisht ne vote! Ky eshte nje rregull i arte i demokracise, themel i saj. Dhe nuk ka vendim administrativ, apo opinion nga kushdo qofte, qe mund te cbeje kete rregull.

Nuk ka asnje gjykate, qe mund te dale mbi ose jashte ketij rregulli, nqs do te doje te quhet “gjykate”. Partite politike jane subjekte, qe maredheniet e brendeshme te tyre i rregullojne vete, mbi bazen e votes se lire. Dalja nga ky rregull te con ne anti demokraci. Emerimi apo vete deklarimi i “pupaceve” ne krye te nje partie, eshte e pa pajtueshme me rregullat demokratike. Imponimi i asaj norme ne nje ambjent jo demokratik te con ne tragjedira.

Ne nje vend demokratik, sic une desheroj te quaj akoma Shqiperine, ajo vecse krijon pamje komike. Duke i kthyer keshtu edhe “pupacet” vete ne qenie qesharake. Prandaj i bej thirje kolegeve te mi ne PD: Mos pranoni kurre te luani apo tju vene ne rolin e “palacos”, per asnje cmim kjo! “Palacot” ne fund te fundit perfundojne ne “kosh”.