Një pako e dyshimtë është vërejtur pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë. Burime për JuguLajm bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pako me përmasa 20 cm me 30 cm, ku sipas polciisë dyshohet se ka brenda lëndë plasëse.

Bëhet me dije se  policia ka rrethuar zonën  dhe pritet që të vije një grup i forcave xheniere për të skanuar pakon dhe në rast nevoje për të bërë shpërthimin e kontrolluar. Ndërkohë bëhet e ditur se brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë ‘I Love Çamëria’ por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij manastirti. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu