Ish ministri i jashtem Tritan Shehu, ka reaguar ne rrjetin social te fb-se, per padine e Kryeministrit te Shqiperise Rama, kunder Kryeministrit te Kosoves, Haradinajt. Nder te tjera Shehu thekson, se “Ne Prishtine Haradinaj ishte dhe eshte pengese e pakalueshme per te dy keto pjese te nje strategjie, qe synon ta shtyje Rajonin drejt Lindjes duke e vene ate nen nje “Serbi te Madhe” me Shqiperine vasale e Kosoven ne “hije”.

Ja postimi i plote i tij:

Kjo teori serbe per “kufite” e shpalosur ne shqip, sinkronizon me ate te “Shengenit Ballkanik” alias “Jugosllavia e Re” e iniciuar nga Vucic, me avokat Ramen e noter Zaev, duke i bere keshtu te dyja pjese te te njejtit skenar, ne kundershtim me interesat tona kombetare e ato europiane te Rajonit.
Ne Prishtine Haradinaj ishte dhe eshte pengese e pakalueshme per te dy keto pjese te nje strategjie, qe synon ta shtyje Rajonin drejt Lindjes duke e vene ate nen nje “Serbi te Madhe” me Shqiperine vasale e Kosoven ne “hije”.
Megjithese te dy keto “kapituj” u diskretituan a po diskretitohen, Rama sic duket eshte i detyruar te beje nje hap me shume ne kete “tunel” te rrezikshem, te realizoje viziten e tij ne Beograd per te hedhur aty nje firme tjeter.
Ne keto kushte padia kunder Haradinajt synon qe ne sintoni me Vucic ta dobesoje ate si kundershtar aktiv, te komprometoje rolin e Kosoves, te demtoje maredhenit e saj me Shqiperine, si dhe te zbeh kundershtite ndaj asaj vizite te priteshme dhe te “erret” ne kulisat e Serbise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu