Pacienti “zero” eshte spekullim nderkohe qe vendi ka nevoje per mijera tampone dhe qindra respiratore.

Ish ministri i shendetesise ne vitet ’90 Prof.Dr. Tritan Shehu ka apeluar permes nje statusi ne FCB se Qeveria duhej te kishte distancuar dhjetra miliona euro e ndoshta qindra e te kishte perpunuar nje strategji te qarte tashme per Covid-19 por megjithate sipas zotit Shehu me mire vone se kurre!

Statusi i plote ne FCB i Prof.Dr. Tritan Shehu

Kryeministri perseri po permendet te ashtuquajturin “Pacient zero”, te cilit pavaresisht nga emri i gabuar qe qellimisht i vendosin i uroj sherim te shpejte.
“Pacienti zero” nuk eshte gjetur ne Shqiperi, kemi disa vatra epidemiologjike, nuk ka per tu gjetur, edhe ne Itali nuk eshte gjetur, ai mund te quhet “pacienti 1”.
Nje deklarim i tille i perseritur kerkon te “legalizoje” kufizimin e kerkimeve epidemiologjike, ndersa ne vendin tone duhen zhvilluar ne formen e kerkimit horizontal per te gjithe popullsine bazuar mbi dy kolona:
1- Kerkim horizontal ne popullesi me mijera “tampona”, sic e rekomandoi edhe OBSh, me nje rrjet laboratorik ne territor.
2-Mobilizimin total te kujdesit paresor e mjekut te familjes ne kete beteje.
Dhe me tej per te ulur vdekshmerine, pra per te shpetuar jetet ne rrezik duhen qindra respiratore me poste Reanimacioni, perseri ne te gjithe territorin.
Qeveria duhej te kishte distancuar dhjetra miliona Euro e ndoshta qindra e te kishte perpunuar nje strategji te qarte tashme, megjithate me mire vone se kurre!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu