Nga Tritan Shehu- deputet, ish minister i jashtem

Pa denuar krimet e genocidin serb ne Kosove e Rajon, pa u kerkuar falje per ato, nuk mund te sigurohet nje e ardhme europiane!

Sot eshte pervjetori i masakres se Mejes prane Gjakoves, realizuar nga forcat dhe paraushtaraket serbe, ku u vrane mizorisht 377 burra dhe femije kosovare.

Fatkeqesisht ky akt kriminal nuk eshte i vetem, por i paraprire dhe pasuar edhe me te tjere te ketij lloji, duke perbere keshtu nje veper genocidi te Serbise ndaj popullesise se Kosove, akte keto per te cilat qeveria e atij vendi nuk ka kerkuar kurre te falur.

Ne keto kushte, pikeresht per te kujtuar e nderuar viktimat, por dhe per te denuar genocidin serb mbi popullesine e Kosoves i kerkova Kryetares se Kuvendit qe, se pari te mbahet nje minute heshtje solemne ne seancen plenare te se nesermes. Kete kerkese e bazoj ne Piken 5 te Nenit 7 te Rregullores se Kuvendit.

Pa asnje dyshim ne ditet ne vazhdim do te procedohet me hapat kushtetuese per denimin edhe formal nga Kuvendi i yne i atij genocidi, ne Kosove dhe me gjere ne Rajon.
Keshtu ka vepruar Kuvendi i Kosoves, si dhe Parlamente te tjera te vendeve te Rajonit.

Pa denuar krimet e genocidet e te kaluares, pa u kerkuar falje nga pergjegjesit e tyre per ato, nuk mund te kete paqe e bashkejetese ne Rajonin tone.

Ky eshte nje parim themelor mbi te cilen do te pershpejtohet edhe procesi i yne i integrimit europian, vlerat e te ciles i kerkojne keto akte.

P.S. me poshte keni kerkesen e dorezuar sot zyrtarisht.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu