OSHEE Rajoni Gjirokaster nderhyn ne kohe per te bere te mundur rikthimin e rrymes elektrike ne nje pjese te Gjirokastres. Djegija e e kabllit te tensionit te mesem ne lagjen “Zinxhira”, ka lene pa energji elektrike banoret e kesaj lagjeje si dhe te lagjeve te siperme te qytetit.

Sipas burimeve nga OSHEE Rajoni Gjirokaster defekti ka ndodhur ne linjen kabllore ABC (tension i ulet), dhe djegia e linjes me se shumti ka prekur linjat kabllore te telefonise, internetit dhe tv duke evituar kesisoj djegijen e linjes se tensionit te mesem por nje segment i linjes se tensionit te ulet. Sipas drejtorit te OSHEE Rajoni Gjirokaster Bledi Ceri mungesa e rrymes elektrike tek banoret e lagjeve te mesiperme ka ardhur jo si rrjedhoje e djegijes se ketij kablli por per shkak te stakimit te kabines per nevoja te riparimit te defektit.

OSHEE Rajoni Gjirokaster, po punon intensivisht per te rikthyer sa me pare energjine e munguar dhe per kete po merr masa konkrete-shprehet drejtori i OSHEE Rajoni Gjirokaster Bledi Ceri per Jugulajm.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu