Kryetari i PD-se dega Gjirokaster Dasho Aliko, ka reaguar ashper ndaj OSHEE-se per represionin, abuzimet dhe mbifaturimet skandaloze qe kjo e fundit u ben qytetareve gjirokastrite.

Permes nje shenimi ne rrjetin social te fb-se, Aliko denoncon, se “Në adresë të degës së PD Gjirokastër kanë mbërritur me qindra mijëra ankesa nga konsumatorët familjarë për faturimet abuzive.”

Per me shume ndiqni te plote reagimin e Alikos:

OSHEE po shndërrohet në një mekanizëm kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë parà kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike e prekshme në Qarkun e Gjirokastrës.

Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e OSHEE jo sipas konsumit. Në adresë të degës së PD Gjirokastër kanë mbërritur me qindra mijëra ankesa nga konsumatorët familjarë për faturimet abuzive. OSHEE ka në fokus të grabitjes, familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak dhe ndërkohe i kalon në aforfe duke u’a shumëfishuar gjobën.

Të gjithë pa përjashtim janë objekt sulmi ndërkohë që familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura. Ata faturohen sikur të kenë konsum normal dhe këtu hyjnë edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri.

Qytetarët varfërohen çdo ditë, ku çdo ditë pushteti kriminal i Rilindjes gjen një mundësi të fusë dorën në xhepin e qytetarëve gjirokastritë e të marrë dhe qindarkën e fundit. Mbifaturimi është krim dhe ata që e kryejnë këtë krim duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi një ditë.

Qytetarët gjirokastritë, tepelenas dhe përmetarë abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile. Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu