Sot është dita e katërt që numri i infektimeve të reja nga koronavirusi Covid-19, nuk zbret poshtë 150 rasteve.

Sipas të dhënave zyrtare sot janë identifikuar 152 raste të reja, ku numrin më të madh e ka Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Korça.

Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

 

74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë’, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu