Edi Rama nuk është mjaftuar të ketë në shumicë gra vetëm në kabinetin qeveritar, por edhe në institucione të tjera të varësisë. Ndër lëvizjet e fundit me emërimet e reja të tij, mësohet se është edhe Ori Kuçi.

Ajo është caktuar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aty ku Rama çoi sot edhe Vilma Bellon si zv.ministre. Ori Kuçi ka pak përvojë në administratën publike dhe më shumë në sektorin privat.

Në vitin 2013 ajo punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Ben Ahmetaj. Më pas u rikthye sërish në sektorin privat, ku menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut.

Ori Kuçi eshte angazhuar në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik dhe me pas ne speltakle televizive, kjo per arsyen se Ori ka mbaruar studimet e mesme ne Liceun Artistik ne degen e Muzikes dhe ka nje ze shume melodioz.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu