Nga Megi Musta

Historia e politikës shqiptare nuk kishte parë kurrë protagonizëm apo dëshirë femërore për tu angazhuar në politikë dhe për më shumë për të krijuar apo drejtuar një parti politike. Për emancipimin e femrës në shoqërinë tonë ky është një progres shumë i madh shoqëror për vetë “mentalitetin maskilist “ në të cilën ne jetojmë. Janë të shumta gratë të cilat kanë marrë flamurin e opozitarizmit kundër keq qeverisjes së Edi Ramës.

Në rreshtin opozitarë janë shfaqur shumë gra si nga partia më e madhë opozitare deri tek partitë e sapokrijuara në ditët e fundit. Jozefina Topalli ishte risia e fundit në politikën shqiptare duke krijuar një parti të re. Politikania e vjetër që vjen me një ofertë të re.

Topalli nuk ofronte as para as vende punë por një Shqipëri më të mirë për qytetarët e saj. Në historikun e saj duke qenë për disa vite nënkryetare e PD më pas për 8 vite kryetare e Kuvendit, lind pyetja kush e ka penguar Jozefina Topallin për të realizuar këtë ofert te re, Sali Berisha e pengoj ? Këtë përgjigje duhet t’i japë sot Shqipërisë dhe qytetarëve Jozefina Topalli.

Eksporti i PD në krijimin e partive të reja nuk mbaron me Jozefinen, emri tjeter është Rudina Hajdari. Vajza e heroit të demokracisë Azem Hajdari nuk pranoj të digjte mandatin e saj kur partia që i dha mundësinë për tu përfaqësuar në parlament me logon e saj, dogji në unison mandatet ajo i ktheu shpinën. Përformanca e Rudina Hajdari në opozitë ka pasur ulje dhe ngritjet e veta.

Me partinë e re “Nisma” Rudina Hajdari do rinisë rrugëtimin e saj në politikë të cilën vetëm koha do e gjykojë se veproi mirë a jo. Zonja tjetër e opozitës u eksportua mandatin e dytë të opozitarizmit nga qeveria Rama 1 është Monika Kryemadhi. Në mandatin e parë të saj si kryetare të një partie që gjithmonë ka qenë në pushtet Monika ka qenë e ashpër në opozitarizmin e saj. Përplasjet e saj janë përvec artikulimit të ashpër me Ramën ka pasur dhe përplasje fizike. Çizmja e famshe e Monikës u bë lajm kudo për protagonizmin mediatik që shkaktoi ai veprim.

Në përshtjellim të idesë për “Zonjat opozitare” jo më kot u la në fund për të analizuar se kush është zonja që ka spikatur më shumë me opozitarizmin e saj brenda Partisë Demokratike . Nuk besoj që njeri mos të ketë dëgjuar për emrin e saj apo mos të jetë diskutuar në tryezat shqiptare kur kryefjala është politika.

Zonja që ka spikatur më shumë është Grida Duma. Ndryshe nga koleget e veta nuk ka qenë asnjë ditë në karriget e pushtetit, nuk ka pasur asnjë përfitim ekonomik nga PD, nuk ka qenë ndonjëherë e përfolur për korrupsion. Ka diferencuar mes kolegeve me qëndrueshmërinë politike, me koherencën e saj edhe me formimin e saj akademik. Në vitet e para të opozitarizmit, Grida spikati me vokacionin e saj politik kundër eksponentëve të ndryshëm të PS. Në vitet e vështira të opozitarizmit brenda Partisë Demokratike kur të gjithë ishin të përhumbur nga disfata, me një milion vota Grida Duma do i vendoste gjoksin opozitarizmit do të citonte Blendi Fevziu. Politika përbëhet nga mendimi dhe veprimi gjë që të cilën Znj. Duma e përfaqëson më së miri, me oratorin e saj e cila e diferencon mes kolegeve.

Grida ka një mënyrë të vet të të menduarit bazuar në ideologji të djathta. Ardhur si një risi në politikëberje Grida Duma ka ditur të pozicionohet më së miri në politikën shqiptare. Pas një betejë të gjatë politike znj Duma do sillte botitimin e saj të fundit “Koha për Politike”.

Më shumë së një libër është një thirrje për shqiptarët të cilët duhet të jenë më të përfaqësuar në politikën shqiptare.Një thirrje për tu larguar nga pseudopolitikanët. Një thirrje për të larguar të keqen e Shqipërisë .Një thirrje për tu rikthyer tek reformat tek planet strategjike .Një thirrje për zhvillime ekonomike dhe emancipime shoqërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu