Nje operacion i ndermarre mengjesin e sotem nga Komisariati i Policise se Tepelenes ne bashkepunim me Policine Vendore te Gjirokastres ka rezultuar i suksesshem pasi jane identifikuar sasi gati per t’u mbjelle me kanabis ne fshatin Veliqot dhe Hormove.

Burime te sigurta nga vendngjarja konfirmojne per Jugulajm.net se sapo jane arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot, Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë dhe Eugen Xhebra nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim Elidon Zhola dhe Besije Xhebra. Vec kesaj ne gjendje te lire do te procedohet Zyrke Zhola per shkak te moshes se madhe.

Ne banesat e ketyre personave jane zbuluar sasi kubikesh kanabisi gati per mbjellje. Policia procedon edhe kryeplakun e fshatit Veliqot Vasil Xhebra. Ne operacionin e ndermare ne fshatin Hormove, Klerian Gjinushit i’u kap ne banese kanabisi gati per tu mbjelle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu