Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sot në jug të vendit, ku iu është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë, Jani Aliajt nga Tepelena, i njohur edhe si vrasësi i Elton Çiços, Katan Bahos në Gjirokastër.

Jani Aliaj, është një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi pasi më 1 maj  të 2016, vrau me armë zjarri në një lokal në Tiranë, Elton Çiçonn. Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë. Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

Emri i dytë është Katan Baho, ose Sokrat Baho, i njohur si një biznesmen në qytetin e Gjirokastrës, por me një profil të ulët publik. Katan alias Sokrat, ka në pronësi një servis të “Mercedes Benz-it” në Gjirokastër, bar-kafe Center në qendër të qytetit, por edhe prona të tjera. Ai është arrestuar më herët në Greqi për trafik droge dhe kjo e ka kthyer në një subjekt të OFL.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 4 mars Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. A., banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme.

– K. B, banues në Gjirokastër, i cili është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu