OFL ka ”rizbritur” ne jug te vendit per t’i dërguar formularin e deklarimin të pasurisë 4 të dënuarve për ”vrasje” dhe ‘Rrëmbimi ose mbajtje peng të personit’.
Behet fjale per:
Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Këta të dënuar, siç thuhet në njoftimin e OFL, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.