Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar sot vendeve të pasura që të ofrojnë urgjentisht 16 miliardë dollarë (14 miliardë euro) që ende mungojnë për të financuar planin e saj për të luftuar pandeminë Covid.

“Shkenca na dha mjetet për të luftuar Covid; nëse ato ndahen globalisht në solidaritet, ne mund t’i japim fund pandemisë si një emergjencë shëndetësore globale këtë vit. Nëse vendet me të ardhura më të larta paguajnë pjesën e tyre të drejtë të kostove, partneriteti mund të mbështesë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për të kapërcyer nivelet e ulëta të vaksinimit COVID-19, testimin e dobët dhe mungesat e ilaçeve”- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu