Zyra e Organizates Botërore të Shëndetësisë për Evropën ka thënë se izolimi i ri është i shmangshëm, nëse shumica dërrmuese e popullsisë i përdor maskat.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, gjatë një konference për gazetarë tha: “Izolimet janë të shmangshme, unë qëndroj prapa pozicionit tim se izolimet janë masa e fundit. Nëse përdorimi i maskave do të shkonte në 95 për qind, izolimet nuk do të ishin të nevojshme.”

Ai shtoi se shkollat fillore duhet të mbesin të hapura, duke theksuar se adoleshentët nuk janë duke e udhëhequr përhapjes e koronavirusit dhe se mbyllja e shkollave nuk është efektive në parandalimin e përhapjes.

Rreth përdorimit të maskave ka pasur vlerësime të ndryshme, sidomos në fazën e parë të pandemisë, kur ende shumë fakte ishin të panjohura për ekspertët mjekësorë, sepse sëmundja COVID-19 po shfaqej për herë të parë.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara disa herë i ka ndryshuar udhëzimet për përdorimin e maskave dhe në shumë shtete të SHBA-së ato as nuk janë obligative, pavarësisht shifrave rekorde që u shënuan ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu