Pas vdekjes së gruas 40 vjeçares nga Lazarati me Covid-19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Gjirokastrës ka mbyllur dy fasoneri të cilat operonin duke mos respektuar kushtet elementare të protokollit anti-Covid.

Gruaja ishte punonjëse në një prej fasonerive që sot u mbyll, pasi pronari nuk kishte siguruar masat mbrojtëse.

Të dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura në një afat të pacaktuar.

Sipas kreut të ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri, masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të tjerë të paprekur dhe njëkohësisht këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronarëve të këtyre fasonerive ku punojnë gjithsej 300 gra.

40-vjeçarja e infektuar me COVID-19,  ishte e shtruar prej disa ditësh në spital pasi gjendja e saj ishte rënduar, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Qarku i Gjirokastrës sipas Ministrisë së Shëndetësisë është zonë e kuqe për sa i përket vatrave të infeksionit, ku raportohet të jenë 266 raste aktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu