I papajtueshem me Bashkine Gjirokaster kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho. Ne nje shkrim per ceshtjen e tregut rom, Braho i ka bere thirrje ambasadave te huaja.

Per me shume ndiqni shkrimin e tij:

Të nderuar miq, Rreagimi i Bashkisë Gjirokastër me veprimet e saj na detyrojnë të reagojmë si forcê politike në lidhje me qëndrimet arbitrare që po mban ndaj komunitetit rom në Gjirokastër.

I nderuar “Doktor” na duhet ti kujtojmë publikut show-un tuaj në mesin e shtëpive të romëve në lagjen Zinxhira në nisjen e aventurës tuaj në krye të institucionit të Bashkisë Gjirokastër me premtimin se do i mbështesje, duhet ti tregojmë se në krye të institucioneve të emëruar nga ju ka administratorë që u qan zemra për projektet e Romëve, madje shumë prej tyre kanë mjaft foto përqafuar me ta!

Më duhet të kujtoj se kur kam braktisur mbledhjet e Këshillit Bashkiak për këtë V.K.M të publikuar, punonjës administrate të cilët ju i keni eksperta në administratën tuaj sot kanë mbyllur veshët dhe sytë. Qytetarët duhet ta dinë, po diskriminohen këto pakica në Gjirokastër dhe kjo është e qëllimshme! Po shkelni Konventën e të Drejtave të Njeriut, ndoshta ne si forcë politike u mësuam me sjelljen tuaj, përderisa keni shkelur Kushtetutën, qytetarët e këtij qyteti nuk kanë faj.

Një thirrje e hapur për ambasadat e huaja në Shqipëri, të hedhin sytë nga Gjirokastra, pakicat po diskriminohen. #PEISHMEQYTETARËT 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu