Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur dje pasdite në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nga kjo “trojkë” dy ditore, pritet që të tre krerët e shteteve të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një “Shengen ballkanik”. Por ajo qe ben me shume pershypje është se Edi Rama kryeministër i shtetit më të varfër në Europë ka zgjedhur që të shkojë në Serbinë e afërt, me avion privat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu