Kryeministri, Edi Rama, ditën e djeshme ka pasur një shpërthim kundër përfaqësuesve kryesorë të Perëndimit në vendin tonë.

Në fjalën e tij ai ka atakuar fortë ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe, si dhe Koordinatorin për Zgjerim në Parlamentin Europian. Ambasadorët Yuri Kim dhe Norman Dunkan u injoruan hapur pas kërkesave të tyre për vettingun që duhet të bëjnë kryetarët dhe partitë e tyre, me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Por këtë të mërkurë ka ardhur edhe kundërpërgjigjja nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dje i dërgoi një mesazh publik, që të mos i kujtonte detyrën e tij për mos kandidimin e kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kim me anë të një reagimi në rrjete sociale thotë, se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar, në respekt të votuesve.

Gjithashtu ajo shton, se mos futja e kandidatëve me precedentë penalë është ajo që presin partnerët e Shqipërisë, NATO dhe BE si dhe një shenjë respekti ndaj votuesve dhe qytetarëve shqiptarë.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim në mesazhin e saj.

Kryeministri Edi Rama dje pati një reagim të ashpër dhe distancues ndaj ambasadorëve Kim dhe Norman, të cilët në mënyrë sistematike kanë kërkuar pengim të elementëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin për tu infiltruar në parlamentin e ri.

“Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punë asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar. Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në admimistratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin”, tha Rama dje.

 

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu