Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ka ende një datë të saktë se kur do të nisin negociatat me Bashkimin Europian.

Gazeta “Panorama” ka siguruar dokumentin e punës që Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE-së përpara mbledhjes që u zhvillua dje mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

Në të nuk ka një datë ekzakte të nisjes së bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në paragrafin 21.2 thuhet:

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”.

Kurse kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation” në “Euronews”, deklaroi se Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh në vitet e fundit. Rama theksoi se vendi ynë meriton të hyjë në rrugën e plotë te hapjes së negociatave. Ai sulmoi BE-në duke theksuar se ajo po tregohet dritëshkurtër dhe hipokrite.

“Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese. Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vahdojmë t’i bëjmë, sepse siç thashë, për ne Europa është ajo që ka qenë ditën e parë. Përherë të tjerët kanë vendosur për ne, vendi ynë ka qenë në hapësira të tjera, jo në hapësirat që duam ne, e që është BE”, u shpreh ndër të tjera Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu