Profesor i njohur Artan Fuga ka reaguar ndaj një studimi të “The Economist Institute Unite”, që e vlerësonte Shqipërisë si një vend autoritarist.
Në një shënim në Facebook, Fuga thotë se Shqipëria është me kaq se kaq, pasi ndodhemi prej kohësh në tirani.
Shënimi i plotë i Artan Fugës në Facebook:
“Si? Cfarë? Shqipëria sipas The Economist Institute Unite qenka një hap larg autoritarizmit!!!
Më vjen të qesh me gjithë shpirt! Sipas Aristotelit, Makiavelit, Monteskjesë, Tokëvilit, Lokut, mendimtarëve më të mëdhenj në shkencat politike që ka nxjerr bota Shqipëria sot sikurse më rezulton te libri im SHOQERIA PIRAMIDALE është me dhjetra kilometra përtej autoritarizmit, është tirani!
Thjesht fare. Diagnostikim pa asnjë keqdashje! E them fare ftohtë, pa asnjë pasion, sipas parametrave shkencorë. Madje nuk po them as mirë është as keq. Mbase aq meritojmë, mbase ashtu na duan, mbase ashtu duhet. As më duhet kjo, se nuk jam as hoxhë, as prift, të ndaj të keqen nga e mira!
Por, jemi tirani. E sigurt! Dhe nuk është vetëm pushteti, joooo, edhe partitë politike ashtu janë ndërtuar, edhe Kuvendi, edhe Akademia e Shkencave, edhe universitetet, edhe listat e kandidatëve për deputetë, edhe teatri, edhe cirku, edhe estrada, edhe bashkitë, edhe news-room-et, gjithçka!
Tirani të vogla me një kulm. Piramidë keopsiane në një filxhan kafeje! A është mirë a ështe keq, tjetër punë!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu