Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në ishullin Naxos në Greqi.

Sipas mediave fqinje, magnituda e lëkundjeve ishte 5 e shkallës Rihter.

Dridhja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi prej 10 km.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit. Kujtojmë se Greqi, vecanësisht ishulli i Kretës prej muajsh janë goditur nga disa tërmete.

Vetëm disa ditë më parë 2 tërmete të fuqishme shkatërruan shumë banesa duke lënë pas edhe viktima në ishullin e Kretës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu