Nga Skerdjan Dhuli

Prej pak ditesh ka nisur nje perpjekie e Erjon Veliajt dhe disa portaleve periferike prane tij e disa gazetave kahere te aluduara per lidhje me krimin, per te rehabilituar figuren e Fatmir Xhafes, vellait minister te brendshem te trafikantit nderkombetar te droges, Agron Xhafes. Eshte tanime e ditur qe Rama e ka menjanuar totalisht Fatmir Xhafen nga pothuajse cdo aksion dhe vendimmarrje ne PS, qeveri, Kuvend etj, qysh kur kercenoi me arrest Vangjush Dakon dhe kjo ka vene ne levizje Erjon Veliajn duke paguar disa portale periferike per te bere shkrime apo sajuar intervista me Fatmir Xhafen, te cilat propagandohen ne favor te tij.

Qe ka analist te cilet shkojne deri edhe ne Opinion te Fevziut te cilet kane ne xhep parate e Agron Xhafes, e te cilet jane te njohur boterisht per miqesine me te, kjo nuk eshte sektet. Deklarata e njerit prej tyre kur tha “Agron Xhafa mbledh me shume vota se Lul Basha…” eshte tregues se kriminalizimi ka shkuar shume thelle nga sa mendojme. Dje u gjenda rrufe perballe nje shkrimi qe nje sivella i ketij te mesipermit, ky jo me leket e Geron Xhafes po me te Veliajt, gati kalonte ne orgazme nga cilesite e medha te Fatmir Xhafes. Te gjitha keto kane vetem nje qellim, te rehabilitojne figuren e vellit te trafikantit nderkombetar te droges Agron Xhafa, i cili ne postin e Ministrit te Brendshem lejoji dhe krijoi kushtet qe vellai i tij ta bente otranton autostrate droge.

Po a rehabilitohet Xhafa nga tulla shkelqyese e portalit periferik, jarget e Lencit ne studion e Fevziut, portalit te Fred qorrit apo gazetes se Artes ? Jo. Sepse Fatmir Xhafa edhe sikur te kete 7 jete, do mbetet kurdohere vellai i nje trafikanti droge, nje ish hetues i sigurimit te shtetit qe shkulte dhemballe ne hetuesine e Krujes vetem sepse dikush gezonte per vdekjen e Enverit, Ministri i Brendshem nen te cilin droga e Sajes u shkarkua dhe boshatisi te gjitha hambaret e tejmbushur dhe njeriu nen vartesine e se cilit ato 40 bandat dhe grupet kriminale te cilesuara nga vete ai, lulezuan. Fatmir Xhafa, vellai minister i trafikantit nderkombetar te droges u cili sot eshte ne burg, sot nuk ka nevoje per rehabilitim po vetem per avokat per ta ndihmuar te plotesoje dokumentacionin si subjekt i ligjit “anti-KCK”. Xhafa duhet te jete doemos subjekt i ketij ligji. Duhet te jape llogari. Sa per “lencin” koketulle, qe dje perjetonte ndjesi orgazmike per Xhafen, kam vetem nje mesazh: Pabesia, mosmirenjohja, bukeshkalesia dhe tradhetia, jane vese qurraveshesh e jo vyrtyre burrash e malesoresh sic pretendon se je.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu