Kryeministri Edi Rama mbajti një tjetër fjalim të stërgjatë në Kuvend, ku tregoi se këtë herë e ka seriozisht luftën ndaj krimit.

Pas shtatë vitesh si kryeministër dhe mbi dy dekada në politikë, Edi Rama tregoi se përse ky aksion kundër krimit duhet marrë seriozisht.

Për të mbështetur argumentin e tij, ai tha se nuk e ka bërë një nismë të tillë ligjore prej shtatë vitesh për shkak të gjykatave. Rama tha se kriminelët dënoheshin dhe liroheshin dhe vazhdonin me aktivitetet e tyre kriminale.

Duket e pabesueshme që kryeministri pranon se shtatë vite kanë flirtuar me krimin dhe janë bërë njësh me të. Pra shtatë vite krimi ka bërë kërdinë dhe strukturat e shtetit kanë marrë rrogat kot.

Ndërkohë bandat janë luftuar dhe në të shkuarën dhe janë dënuar ashpër nga ajo drejtësi që ishte, ashtu e korruptuar. Por tani të fortët dhe kriminelët po lirohen rregullisht, pikërisht kur duhej të ishin më të trembur nga drejtësia e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu