Neritan Novi është zyrtarisht trajneri i Luftëtarit për pjesë e dytë të sezonit. Presidenca e skuadrës gjirokastrite, pas diskutimeve dhe bisedimeve të ndryshme me emra të veçantë në fushën e trajnimit, i besoi Nertian Novit drejtimin e Luftëtarit, i cili mbante postin e zv.trajnerit.

Njëherazi, me konfirmimin e ish kapitenit Novi në krye të pankinës së Luftëtarit, “kupola” drejtuese i besoi postin e drejtorit teknik Nikolin Çoçllit, një ish-trajner i Partizanit dhe dikur lojtar me të kuqtë, Tiranën dhe Skënderbeun.

Kësisoji, Artur Dadaj – drejtor sportiv, Nikolin Çoçlli – drejtor teknik, Neritan Novi – trajner, Dritan Kristidhi – përgatitësi i portierëve, është stafi teknik i bluzinjëve dhe pritet që të emërohet edhe ndihmësi i Novit. Pas konfirmimit si trajneri i parë i Luftëtarit, Nertian Novi u shpreh: “Në orët e vona të së mërkurës më është njoftuar se ekipin e Luftëtarit do ta marr unë deri në fund të sezonit. Dua të falënderoj presidentin për besimin që më dha. Normale, situata është e vështirë. Ekipi ndodhet aty ku nuk duhet, por me grupin që kemi dhe me besimin e presidentit, them se do bëjmë të duhurën për ta mbajtur ekipin në Superiore. Do luftojmë deri në fund, duke punuar fort në stërvitje. Me mbështetjen e presidencës, që na ka dhënë “OK”-in për afrime cilësore me tre-katër lojtarë. Me këto afrime dhe me grupin e lojtarëve që kemi, mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit”.

I pyetur në lidhje me largimet e Donald Rrapos dhe Realdo Filit, trajneri Novi u shpreh: “Rrapo dhe Fili janë nën kontratë me Luftëtarin. Në ditët në vazhdim do të flasim për këta lojtarë dhe ata që do afrohen në janar”. Ndërsa për Vyent dhe Paiteris, Novi shtoi: “Vyent është larguar një ditë para ndeshjes me Bylisin dhe s’ka lënë asnjë njoftim. Ai është nën kontratë me Luftëtarin dhe është një prej lojtarëve më të paguar. Do të ndëshkohet, se kemi një rregullore të brendshme. Edhe me Paiterisn është e njëjta situatë”.

novi

NOVI PËR ÇOÇLLIN

Në fund të prononcimit, trajneri Novi u shpreh edhe për afrimin e drejtorit teknik. “Sot me mua është bashkuar edhe drejtori teknik, Nikolin Çoçlli, por ende nuk kam vendosur se cili do të jetë ndihmësi im në stafin teknik”.

MUNGESAT NË STËRVITJE

 orën 13:00, Luftëtari zhvilloi seancën e parë stërvitore pak ditë pas humbjes 1-0 në Ballsh. Lojtarët e pranishëm në seancën e djeshme ishin: Averndol Qyrani, Sadik Basha, Aurel Demo, Stiven Puci, Griseld Lika, Erald Hyseni, Aldrit Oshafi, Joan Çela, Alvi Ahmetaj, Kliton Qato, Andi Renja, Klaus Alinani, Ardit Ziaj dhe të rinjtë Muharrem Malaj, Bastri Malaj, Artjon Toçka, Renato Stroka.

Lojtarët që mungonin me leje ishin: Franc Lala, Enes Isufi, Armenis Kukaj, Donald Acka, Redon Dragoshi, Jurgen Dushkaj. Ndërsa Donald Rrapo, Realdo Fili, Panaiotis Paiteris dhe Angelo Vyent munguan pa leje nga klubi, e kësisoj pritet të ketë dhe ndëshkime financiare për thyerje të rregullores së brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu