Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu e ka parashikuar se Izmiri do të goditej nga një tërmet i fuqishëm.

Në janar të këtij viti, Soylu ka deklaruar se qeveria po përgatietet për një tërmet që do të arrijë deri në 7.5 ballë.

Aludimet e ministrit si duket kanë dalur, pasi ditën e sotme Izmiri u godit nga një lëkundje e fortë sizmike që kapi vlerën e magnidudës 6.6 rihter.

Gjatë një intervistë për CNN e Turqisë, Suleyman Soylu citoi se qeveria është e përgatitur për çdo lloj skenari, teksa u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.

Suleyman Soylu u shpreh se:

”Presim një tërmet me magnitudë 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit. Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu