Filozofi francez Nostradamus publikoi një seri profecish rrënqethëse për të ardhmen dhe ndër to është edhe një ngjarje të tmerrshme, të cilën ai e konsideron si Lufta e Tretë Botërore që do të ndodhi në vitin 2023.

Sipas DailyStar, lufta në Ukrainë mund të sjellë një luftë të madhe të tmerrshme vitin e ardhshëm nëse do të besohen parashikimet e filozofit dhe profetit të famshëm Michel de Nostradame, i njohur ndryshe si Nostradamus.

Francezi bëri mijëra parashikime për të ardhmen në librin e tij Les Proféties, i botuar mbi 450 vjet më parë dhe ka arritur të parashikojë një sërë ngjarjesh që kanë lënë shenjë në histori, nga ngritja e Hitlerit deri te pushkatimi i Kennedyt dhe sulmet e 11 shtatorit.

Në vitin 2022, parashikoi një mori eventesh të tmerrshme, duke përfshirë një goditje asteroidi, inflacion,  urinë në botë dhe robotët që do të pushtonin tokën. Dhe ndërsa asnjëra nga këto nuk ka ndodhur ende në tre muajt e parë të vitit, parashikimet e tij për vitin e ardhshëm janë edhe më të tmerrshme.

“Shtatë muaj Lufta e Madhe, njerëz të vdekur nga ligësia.”-shkruan ai për 2023.

Kjo mund të shihet si aludim për një konflikt më të madh të Luftës së Tretë Botërore që rrjedh nga problemet në Ukrainë që do të lindin vitin e ardhshëm.

Afati kohor shtatë-mujor për konfliktin mund të duket fillimisht si një shkak për festime, por me arsenalet e tmerrshme bërthamore të vendeve duke përfshirë Amerikën dhe Rusinë, ndoshta është më mirë të gabojmë.

Megjithatë, në këtë ngjarje, duket se qyteti francez i Rouen do të jetë të paktën i sigurt, megjithëse me sa duket Parisi do të shkatërrohej.