Prej datës 5 tetor janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane në Shqipëri dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë, afati i vlefshëm është deri më datë 10 nëntor.

Mirëpo jo të gjithë dinë si t’i ndjekin rregullat dhe hapat e duhur për regjistrim. Kjo sepse ka patur raste që qytetarë të ndryshëm e ofrojnë si shërbim hedhjen e Lotarisë Amerikane kundrejt një pagese të caktuar.

Për të shmangur të gjitha këto parregullsi dhe abuzime, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm, duke i kujtuar qytetarëve se për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane?

Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj.

Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para”- bëhet me dije në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu