Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë! Njoftimi vjen pas paralajmërimeve se Rusia do sulmojë Ukrainën javën tjetër.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
[email protected][email protected];
[email protected]

ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.