Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shpalljen e aplikimeve në lidhje me bursat e një programi të ofruar nga SHBA-të për të rinjtë shqiptar.

Në një njoftim në një status në profilin zyrtar në Facebook shkruhet se bursat ofrohen nga 7 kolegje dhe universitete në SHBA.

Aplikimet janë të vlefshme nxënësit nga mosha 15 deri në 17 vjeç që janë të interesuar të nisin studimet në Amerikë.

Njoftimi i plotë:

Jeni nxënës nga mosha 15 deri 17 vjeç me aftësi të mira të gjuhës angleze dhe në kërkim të një eksperience të jashtëzakonshme arsimore nga qetësia e shtëpisë tuaj? EducationUSA Albania ka hapur aplikimin për bursat e EducationUSA Academy Connect, një program i ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në Shtetet e Bashkuara.

EducationUSA Academy është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t’i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe ofron aftësi dhe përvojë të vlefshme për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aplikimet e tyre dhe të përgatiten për arritje në të ardhmen. Nëse jeni të interesuar, aplikoni këtu: https://bit.ly/3oum5Je.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu