Sot Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ne Sarande dhuroi maska dhe masa te tjera mbrojtese per gazetaret e ketij qyteti.

Drejtori i ketij institucioni Dr. Arian Kalcuni u shpreh se kjo eshte nje ndihme per punonjesit e medias qe ashtu si mjeket, jane ne vijen e pare te kesaj situate te veshtire te krijuar nga Covid 19. Gazetaret me heret i kerkuan NJVKSH ndihma konkrete gjate kesaj kohe me raportime te shumta prane qendrave ku mund te kete persona te prekur me virusin vdkjeprures. Punonjesit e medias tani kane maska profesionale njesoj si ato te mjekeve duke qene me te mbrojtur.

DSHP ofroi gadishmetine qe edhe ne ditet ne vazhdim te ofroje ndihma te tilla sa here qe te jete e domosdoshme.

Raportoi/Viktor Avdiaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu