Këto ditë nëpër Europë ka nisur të qarkullojë ideja e ‘pasaportës së imunitetit’.

Të gjithë ata persona që e kanë kaluar koronavirusin mund të kenë fituar imunitet dhe janë gati të kthehen në punë. Kjo për shkak se ata kanë fituar antitrupat e nevojshëm për të luftuar virusin.

Por Daily Mail shkruan se kjo teori mund të mos qëndrojë. Të dhënat e reja sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen sërish nga koronavirusi. Këto të dhëna vijnë nga Koreja e Jugut, një vend që ka arritur deri më tani të luftojë me efektivitet koronavirusin. Sipas autoriteteve mjekësore atje, janë të paktën 116 raste të njohura të personave që janë infektuar sërish.

Ende nuk ka detaje të tjera, por Daily Mail shkruan se kjo ka shtuar frikën se njrëzit mund të mos zhvillojnë imunitet ndaj virusit duke lëshuar antitrupat e nevojshëm që të mos infektohen sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu