Greqia është lëkundur sërish nga një tërmet i fuqishëm, vetëm pak ditë pasi përjetoi së bashku me Turqinë, ‘tmerrin’ e 30 tetorit. Mediat greke shkruajnë në tërmeti me magnitudë 5.24 ka shkundur sërish vendin dhe është ndjerë në të gjithë Greqinë.
Këtë herë epiqendra ishte në në zonat e Etoloakarnania, 20 km në perëndim-jugperëndim të Karpenisi, në Dytiki FRangista, me thellësi 10 km.

Lëkundjet kanë qenë të forta, por nuk janë raportuar dëme në njerëz. Fuqia e këtij tërmeti ka qenë e fortë për të shkaktuar dëme tek ndërtesat me konstrukt të dobët, por jo tek ato të siguruarat mirë.