Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ka sqaruar dashakeqesit dhe spekullantet e asaj c’ka Shehu, ka shprehur me shkrimet e tij ne lidhje me kthimin ne atdhe te gjithe shqiptareve, qe momentalisht gjenden ne vendet e tjera.

Shehu nder te tjera shprehet se: “Edhe te paditurit, edhe ata qe nuk i kane lexuar me vemendje pronocimet duhet tashme ta kuptojne se kjo nuk ka lidhje me domosdoshmerine epidemiologjike te ndalimit te fluturimeve normale a trageteve me pasagjere drejt Shqiperise.”

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Nje shpjegim per disa qe nuk e kuptuan e per disa qe po spekullojne!
Kthimi dhe mbeshtetja e gjitheaneshme e atyre mijra shqiptareve, qe kane mbetur jashte vendit nga mbyllja e kufijeve ne keto momente shume te veshtira edhe per ata e familjet e tyre, eshte nje detyre kushtetuese e shtetit tone, me te cilen nuk mund te spekulloje kerkush.

Edhe te paditurit, edhe ata qe nuk i kane lexuar me vemendje pronocimet duhet tashme ta kuptojne se kjo nuk ka lidhje me domosdoshmerine epidemiologjike te ndalimit te fluturimeve normale a trageteve me pasagjere drejt Shqiperise.
Ketu behet fjale per transport specifik te domosdoshem, do ta quaja shpetimi, vetem per ata qe do te atdhesohen ku do te ekzaminohen e vendosen ne karantina e jo per udhetime te zakoneshme.

Besoj se ketu ka nje diference te madhe, qe pothuajse te gjitha shtetet po e organizojne per qytetaret e tyre….ne akoma fleme.
Une nuk e di nese ata qe i jane kundervene kesaj domosdoshmerie po e bejne kete nga konfuzioni, pa dija apo nga cinizmi i lidhur me ”rritjen e rrezikut” te kontaminimit ne vend, nqs eshte kjo e fundit eshte kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu