Nga Profesor Doktor Tritan Shehu

Pezullimi i Check-up cliroi perkohesisht nga “skllaveria” mjekun e familjes, por duhet shume me shume!
Kjo epidemi po fakton sa demtuese (pervec humjes ekonomike) jane PPP-te si monopole kombetare private nepermjet buxhetit ne shendetesi.
Pezullimi i Check-up ka vetem nje element pozitiv, ate te clirimit te mjekeve te familjes e kujdesit paresor nga mbushja e listave te tij, gje qe i ka mbajtur larg “betejes” me kete epidemi, duke demtuar rende.

Se paku kete per momentin e zgjidhi ai vendim gjysmak, pa thene me tej cdo behet me fondet e medha te destinuara per ate, qe duhen vene ne dispozicion te forcimit te kujdesit paresor, laboratoreve te tij etj.
I njejti konkluzion del dhe per PPP e tjera monopol si i sterilizimit e laboratoreve, qe sipas karakteristikave te tyre kane demtuar unitetin e spitaleve, fleksibilitetin e komandimit dhe adaptimin ne funksion me ngjarjet e jashte zakoneshme, duke u bere aktualisht keshtu aktualisht shkak per efekte negative, pa permendur elementin financiar.

Nje shtet i pergjegjshem duhet te dije te kontrolloje sektoret strategjike ne shendetesi duke ruajtur mundesi te ndryshme manovrimi, pa prishur unitetin funksional te strukturave, apo akoma me keq te te gjithe sherbimit, si dhe duke perdorur me kujdes burimet financiare, ndryshe vendosesh para te pariturave te rrezikeshme sic jemi sot me ata sektore, te cilet keshtu jane jashte mundesise se involvimit total ne perballje me kete emergjence ndaj ketij virusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu