“Nuk mund te kete cfajesim me deklarata alla Shvejk, qe mund te “lajne” ate gjak nga duart e vrasesve”-Keshtu e ka cilesuar ish ministri i jashtem Tritan Shehu, pranimin nga ana e Iranit rrezimin e avionit civil, ku pati viktima te shumta te pafajshme. Shehu gjithashtu thekson ne shkrimin e tij ne fb, se “Te tilla akte vrastare lidhen vecse me nje indokrinim kriminal, radikalizem ekstrem, mendje te robotizuara qellimshem per terrorizem e krime te tilla makabre”.

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e tij:

E pa imagjinueshme, krim monstruoz i vertete, qe me ne fund rregjimi i Iranit u detyrua ta pranoje, eshte vrasja e qellimeshme e atyre njerrezve, femijeve, qytetareve, mbi qiejt e Teheranit.
Nuk mund te kete cfajesim me deklarata alla Shvejk, qe mund te “lajne” ate gjak nga duart e vrasesve, qe mund te mjegullojne ate rakete te leshuar nga njesi te rregullta te nje ushtrie te keqperdorur per qellime te mbrapshta.
Sot, kur teknologjia eshte e komandueshme deri ne te qinden e sekondes se fundit te shperthimit, te tilla akte vrastare lidhen vecse me nje indokrinim kriminal, radikalizem ekstrem, mendje te robotizuara qellimshem per terrorizem e krime te tilla makabre.
Dhe te mendosh se ai rregjim apo te tjera si ai disponojne a mund te disponojne neser edhe arme berthamore…!
Prandaj ne jemi e duhet te jemi gjithmone me ShBA ne te gjitha perpjekjet e saj te “Sigurise Globale”.Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu