Sa më shumë kalojnë orët aq më tepër del në pah mungesa e koordinimit për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Durrës.

Kjo video që tregon kaosin në ndarjen e ndihmave flet vetë.

Më herët, ABC News raportoi nga shkolla “Leonik Tomeo” në Durrës se banorët kishin marrë nga një shishe ujë dhe një panine në dorë dhe asgjë tjetër.

Gjimnazi “Leonik Thomeo” është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit.

“Nuk ka kush na mban, na kanë ofenduar shumë nuk na japin ndihma. Po rri nga mëngjesi këtu, nuk mund të shkoj të strehohem të pallati i sportit sepse nuk ka kush të ruajë materialet që kam në shtëpi”, tha një banore.

Ndihmat pas tërmetit në Durrës

Banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti dhe të pajisur me vërtetim nga Bashkia për marrjen e ndihmave, presin në radhë jashtë Pallatit të Sportit, "Ramazan Njala" të qytetit bregdetar.Video: Amatore

Gepostet von Euronews Albania am Samstag, 30. November 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu