Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është emeruar sot në krye të QSUT-së.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post Enkelejd Jotin, që u zgjodh pak javë në parë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend“, shkruan ministrja  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ne fb.

Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu