”Shkon ne nje farmaci e kerkon nje medikament A, ta ofrojne ate me cmim X, me siglen e nje kompanie, por me nje ambalzh qe psh ne Itali a Greqi e gjen ndryshe”. Keshtu e nis shkrimin e tij denoncues ne fb ish ministri i shendetesise Prof. Dok. Tritan Shehu. Me tej Shehu thekson se kjo situate kerkon nje investikim dhe forcim te sigurise medikamentoze, si dhe detyrimin e prodhuesve dhe farmaceutikes vendase per tu pajisur me certifikim nderkombetar per standartet europiane te GMP, GDP e GFP.

Per me shume ndiqni te plote shkriin e tij:

Shkon ne nje farmaci e kerkon nje medikament A, ta ofrojne ate me cmim X, me siglen e nje kompanie, por me nje ambalzh qe psh ne Itali a Greqi e gjen ndryshe.
Kerkeses se qytetarit per nje te tille ambalazhi farmacia i pergjigjet: po kemi vecse cmimi eshte Y, mjaft me i larte nga i pari, megjithese eshte po ai preparat e nga e njejta kompani, se paku keshtu shkruhet; vetem fakti qe A eshte prodhuar per Shqiperi e ben te tregtohet me cmime kaq me te ulta.
Une nuk besoj se kjo vjen thjesht nga nje politike speciale cmimesh per Shqiperine e kompanive!
Kjo kerkon investikim dhe forcimin e sigurise medikamentoze, e cila kryesisht per aresye klienteliste e koruptive eshte e cenuar seriozisht te ne, vecanerisht kur ne bote 1 ne 10 medikamente eshte “fake”:
1-Duke rivendosur kushtin ligjor te importit te medikamenteve ne Shqiperi vetem te certifikuara nga EMA, FDA e qe qarkullojne ne vendet e BE, ShBA, Zvicer etj te ketyre standarteve.
2- Konsolidimin e “Vigjilences Farmaceutike”, vecanerisht me obligimin e implementimit te sistemit “Track and Trace”, per te minimizuar cdo devijim, importet paralele, ne terresi “fake drugs”.
3- Detyrimin e kontrollit te medikamenteve ne Shqiperi nga Agjensia jone, por nen supervizionin e nje Agjensie te konsoliduar (mundesisht publike), te nje nga vendet kryesore te BE.
4-Detyrimin e prodhuesve dhe farmaceutikes vendase per tu pajisur me certifikim nderkombetar per standartet europiane te GMP, GDP e GFP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu