Për kritikët e Lulzim Bashës, duke filluar nga Jozefina Topalli, ish-presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se nëse mendojnë se kanë mbështetje e kanë të hapur rrugën për në PD, që të të provojnë veten dhe idetë te qytetarët.“Qëndrimi politik i opozitës nuk çedon në bazë. Të gjithë emrat kam respektin tim, kemi punuar dhe bashkëpunuar, çështja është që ka një diferencë mes individit që merr mandatin dhe bazës. Nëse secili prej këtyre emrave mendon se mund të tërheqë bazën e ka rrugën e hapur dhe mund ta provojë. Unë jam i bindur që baza në shumicën dërrmuese është në mbështetje të qëndrimit të opozitës. Nuk shoh një alternativë tjetër brenda opozitës që të thithë mbështetjen e bazës, nëse do të ketë do të mbetem i surprizuar” tha ai, në Report Tv, në  emisionin “Pa Protokoll”.

I pyetur më tej se “a është Jozefina Topalli alternativë?”, ai u përgjigj “Nuk e shoh politikën si shah. Problemi i kësaj loje është që nuk po luajmë brenda fushës. Nuk gjykoj askënd, secili është i lirë. Unë kam pozicionim tim politik. Mbështes PD-në në këtë vendim, sepse ende beson dhe përfaqëson në ato parime me ato që mendoj unë. Nuk kam pasur kontakte” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu