Viti i ri akademik 2021-2022 nis sot për të gjithë studentët në vendin tonë, pas më shumë se një viti mësimi online.

Studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditorë duke paraqitur certifikatën e vaksinës, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose duke paraqitur një test negativ.

Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha rreth gjysma e studentëve të këtij universiteti është vaksinuar.

Mësohet se pikat e vaksinimit do të qëndrojnë hapur edhe në javën e parë të nisjes së vitit akademik, edhe pse një ditë më parë sipas inspektimit të Top Channel, ishin të mbyllura.

 “Nuk jemi vaksinuar. Dhe themi që nuk do e bëjmë. Nuk do shkoj në mësim derisa të ndryshojnë mendje. Të mos jetë ky vendim. Na kanë thënë që s’do pranoheni në mësim të pavaksinuar, me tampon shpenzojmë shumë nuk kemi mundësi si studentë”, shprehen disa prej studentëve.

Institucionet e arsimit të lartë njoftojnë studentët që nuk do të pranohen brenda ambienteve universitare në rast se nuk paraqesin kartën e vaksinimit, testin negative ose një vërtetim nga mjeku për problematikën shëndetësore që nuk kryhet vaksina.

Sipas rektorit, sot hyjnë ata që kanë bërë vetëm një dozë, por çfarë do të ndodhë këtë të hënë me studentët e pavaksinuar që nuk tregojnë tamponin negativ, është ende e paqartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu