Duke nisur sot në orën 10 të darkës, deri në orën 6 të mëngjesit do të hyjë në fuqi për të paktën 3 javë ora policore për izolimin si masë kufizuese për situatën me koronavirusin.

Do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.

Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.

Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu