Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës janë takuar në kufirin bjellorus, në raundin e dytë të bisedimeve për armëpushim.

Pas shume orëve paqartësi e dyshime nëse takimi do të mbahej, diplomatët e Kievit mbërritën me helikopter në rajonin e Brest.

Mediat ruse shkruajnë se diskutimi do të fokusohet tek krijimi  i korridoreve humanitare.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se do të ndalte luftimet për të lejuar largimin e civilëve.