Sot pritet të kryhet arrestimi i deputetit socialist Alqi Ballko.

Ai dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët.

Letra e Bllakos për heqjen dorë nga mandati mbërriti në Kuvendin e Shqipërisë me postë, vetëm para orë para se të mblidhej Këshilli i Mandateve, që ishte caktuar në orën 18:00.

Ndërsa kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos.