Simon Polikarp do të jetë në mesin e pesë kandidatëve për kryetar komune në qytetin e Shtip-it të Maqedonisë së Veriut.
Polikarp, i njohur ndryshe edhe si Xhimi është një burrë me origjinë afrikane nga Nigeria që jeton prej 20 vitesh në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave lokale, Policarp u emërua si njeriu i parë me ngjyre për kryetar bashkie nga partia konservatore maqedonase e opozitës “Integra”, kurse në zgjedhjet e parakohshme komunale që do të mbahen në dhjetor do të provojë fatin për kryetar komune.
Zgjedhjet lokale në Shtip mbahen pasi kryetari i deritanishëm i komunës, Bllagoja Boçvarski u zgjodh minister i transportit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se lajmi është konfirmuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në vendin fqinj.