Pasi ka përfundur betimi i tetë prokurorëve të SPAK në Presidencë, KLP-ja po zgjidhte kruesuesin e SPAK-ut.

Në këtë mënyrë merr formë një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Prokurorët që u betuan:

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Njoftimi i presidencës:

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot në krye të SPAK, prokurorin Arben Kraja, ndërsa 8 anëtarët e këtij institucioni u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta.

Eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore i dha Krajës, ish- kreu i Dekriminalizimit 6 votat e nevojshme, e ndërsa kandidatët e tjerë, përkatësisht Altin Dumani ka marrë 4 vota e ndërsa Edvin kondilli vetëm një, atë të kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyree ndërsa gjithashtu ndryshon edhe roli i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ka qenë zgjedhja më e vështirë. Ne i analizuam kandidaturat për kundjet 7 kritereve, me këtë vendim ne vendosim gurin e fund të SOAK. Roli i KPL ndryshon. Nëse deri tani jemi parë si themelues, tani rolin jonë merr trajtën e garancisë së SPAK. Fjala është për ta”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu