Një qendër e përbashkët e bashkëpunimit policor dhe doganor do te përurohet sot në Pikên e Kalimit Kufitar në Kakavije.

Në prani të zëvendës ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit Lefteris Economou dhe dy zëvendës ministrave shqiptarë, marrëveshja për krijimin dhe funksionimin e qendrës do të nënshkruhet zyrtarisht ne oren 11:00 te mesditës së sotme.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me një strukturë të përhershme që operon në kufi dhe kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në bashkëpunimin e të dy vendeve si në shkëmbimin e informacionit, ashtu edhe në nivelin operacional.

Me këtë rast te dy zëvendës ministrat do të ketë mundësinë për të parë situatën nga afër në kufirin Greko-Shqiptar dhe për t’u informuar në lidhje me problemet që lidhen me pandeminë si dhe situatën aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu