Avokati Spartak Ngjela, thotë se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

“Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma.

Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia.

Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien.

Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët.

Madje Rama më tha që më jane kapur katër ministra”, u shpreh avokati në emisionin “Kjo Javë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu