Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe. Sipas policisë, 55-vjeçari me inicialet Rr.Ç, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe”, njofton policia.